image Ish-trajneri i Vedat Muriqit tregon si kishte ‘luftuar’ që kosovari të luaj për Turqinë

Futboll

Sport/ Ish-trajneri i Vedat Muriqit tregon si kishte ‘luftuar’ që kosovari të luaj për Turqinë

news image

Ish-trajneri i Vedat Muriqit, Mustafa Temel Bozag ka zbuluar se kishte bërë përpjekje të mëdha duke trokitur në çdo derë të mundshme për ta bindur Federatën e Futbollit të Turqisë ta marrë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, në Kombëtaren turke.

Në një intervistë për mediat turke të dielën, ka thënë se gjatë qëndrimit dyvjeçar të Muriqit në Giresunspor, ai ia kishte siguruar kosovarit pasaportën turke në përpjekje e vazhdueshme për ta inkuadruar në Kombëtaren e Turqisë, në një kohë kur Kosova nuk ishte pranuar ende nga UEFA dhe FIFA.

“I jam lutur që të luajë për kombëtaren tonë. Kam folur me të gjithë, ama asnjëherë nuk kam marrë asnjë përgjigje nga askush. Muriqi e kishte pasaportën turke. Unë nuk i njoh shumë detajet sesi punohet te kombëtarja. Unë jam mahnitur me të”, ka thënë Bozag.

Ndërkohë që Muriqi ka zgjedhur të luaj për Kosovën duke u angazhuar maksimalisht. Fillimisht në qendër të sulmit i ishte besuar Atdhe Nuhiut, por që nga largimi i Albert Bunjakut, Muriqi është shndërruar në sulmues të pazëvendësueshëm për Kosovën./Gazeta Sinjali/