image Ish trajneri i Dortmundit, favorit për stolin e Newcastle

Futboll

Ish trajneri i Dortmundit, favorit për stolin e Newcastle

news image

Ekipi anglez, Newcastle United është ende në kërkim të një trajneri.

Newcastle nuk e ka nisur aspak mirë edicionin në Premier Ligë, pasi momentalisht ndodhet në pozitën e 19-të me vetëm katër pikë të grumbulluara.

Pas formës së dobët, klubi vendosi të shkarkojë trajnerin Steve Bruce dhe tani kanë nisur kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas ‘Sport Bild’, Lucien Favre është favorit të marrë drejtimin e Newcastle.

Favre aktualisht është pa ekip që nga dhjetori i vitit 2020 kur u largua nga Borussia Dortmund.

Tekniku zvicran është i hapur të menaxhojë Newcastlen dhe mbetet të shihet nëse do të finalizohet marrëveshja mes dy palëve. /Gazeta Sinjali Sporti/