image Ish-sulmuesi i Bajernit: Guardiola më zgjeroi horizontin

Futboll

Futboll/ Ish-sulmuesi i Bajernit: Guardiola më zgjeroi horizontin

news image

Futbollisti peruan, Claudio Pizarro, 41 vjeç, golashënuesi më i vjetër në Bundesligë, e konsideron Pep Guardiolën trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar gjatë përvojës së tij si futbollist.

“Pep zgjeroi horizontin tim në futboll. Ai ka një vizion shumë të ndryshëm nga trajnerët e tjerë”, – deklaroi Pizarro, aktualisht pjesë e Werder Bremenin, për gazetën lokale “Weser Kurier”.

Peruani ishte nën urdhrat e Guardiolës gjatë kohës kur luante me Bayernin e Mynihut:

“Ai është më i miri që kam pasur ndonjëherë. Mendimet e tij janë gjithmonë shumë larg nga ato të rivalëve të tij. Mendoj se, në të gjitha dimensionet e tij, nuk ka trajner më të mirë se Pep Guardiola.”