image Ish-prokurori, Agron Matjani kohëve të fundit përballej me depresion

Kosovë

Detaje/ Ish-prokurori, Agron Matjani kohëve të fundit përballej me depresion

news image

Ish- prokurori, Agron Matjani, i cili u gjet i vdekur sot në banesën e tij,  kishte qenë subjekt i procedurave disiplinore që rezultuan me shkarkimin e më pas, ngritjen e aktakuzës ndaj tij.

Gazeta Sinjali ka mësuar se ai dyshohet që ishte në gjendje depresive.

Ish-prokurori i krimeve të rënda, kohëve të fundit, është përballur me gjendje të rënduar emocionale dhe shëndetësore që e ka sjellë atë në situatë të rëndë psikike.

Kujtojmë se i njëjti, në seancën e kaluar kundër tij kishte kërkuar avokat sipas detyrës zyrtare ngaqë s’kishte mjete për t’i mbuluar shpenzimet e mbrojtjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi më herët se ish- prokurori dyshohet se ka bërë vetëvrasje duke prerë venat e këmbëve të tij me zhiletë.

Ai është gjetur pa shenja jete nga bashkëshortja në vaskën e banesës së tij në Prizren./Gazeta Sinjali/