image Ish-prokurori Agron Matjani dyshohet se i preu venat në vaskë

Kosovë

Ekskluzive/ Ish-prokurori Agron Matjani dyshohet se i preu venat në vaskë

news image

Ish- prokurori i Krimeve të Rënda, Agron Matjani dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Gazeta Sinjali ka marr vesh nga burimet në Prokurori se i ndjeri është gjetur nga bashkëshortja në vaskën e banjos, në banesën e tij në Prizren.

Gazeta Sinjali mëson se prokurori Matjani dyshohet se ka prerë venat e këmbës me zhiletë, gjë që ka rezultuar me vdekjen e tij.  

Ish-prokurori Agron Matjani, u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm.

Ai më herët ishte prokuror në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës derisa u shkarkua nga kjo përgjegjësi për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Gjatë detyrës si prokuror, Matjani trajtoi raste nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndat, siç është edhe ai i vrasjes makabre të gruas dhe vajzës nga Pjetër Nrecaj.

Së fundi, Matjani ishte ulur edhe vetë në bankën e të akuzuarve, shkruan Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/