image Ish-prokurori i Krimeve të Rënda gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Kosovë

Policia/ Ish-prokurori i Krimeve të Rënda gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren

news image

Ish-prokurori i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Agron Matjani, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren.

Vdekjen e tij e ka konfimruar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Po, rreth orës 09:30 ka ndodhë një vdekje e dyshimtë në Prizren. Është raportu prej familjarëve dhe është gjetë në banesën e tij trupi i pajetë”, ka pohuar Osmanollaj.

Vdekjen e Matjanit e ka konstatuar emergjenca nga vendi i ngjarjes.

Hetuesia rajonale, forenzika dhe prokurori kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ka njoftuar Osmanollaj.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i ish-prokurorit Matjani është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në maj të këtij viti, Këshilli Prokurorial e kishte shkarkuar nga detyra prokurorin Agron Matjani për shkak të, siç thuhej, mosrespektimit të rëndë të detyrave zyrtare. Vendimi ishte marrë pas zhvillimit të procedurave disiplinore nga komisioni përkatës. /Gazeta Sinjali/