image Ish-presidenti rus tregon se kur Rusia mund të përdorë armët bërthamore

Botë

Ish-presidenti rus tregon se kur Rusia mund të përdorë armët bërthamore

news image

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, i cili aktualisht është Nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së vendit, ka treguar se kur Rusia mund të përdorë armët bërthamore.

Ai tregoi disa arsye të cilat mund të bëjnë Rusinë që t’i përdorë këto armë.

“Ne kemi një dokument të veçantë për parandalimin bërthamor. Ky dokument tregon qartë arsyet mbi të cilat Federata Ruse ka të drejtë të përdorë armë bërthamore”, tha Medvedev.

“Numër një është situata kur Rusia goditet nga një raketë bërthamore. Rasti i dytë është çdo përdorim i armëve të tjera bërthamore kundër Rusisë ose aleatëve të saj”.

“I treti është një sulm në një infrastrukturë kritike që do të paralizojë forcat tona parandaluese bërthamore”.

“Dhe rasti i katërt është kur një akt agresioni kryhet kundër Rusisë dhe aleatëve të saj, i cili rrezikon ekzistencën e vendit, edhe pa përdorimin e armëve bërthamore, pra me përdorimin e armëve konvencionale”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/