Sandro Rosell, në një intervistë për “El Mundo Deportivon”, foli edhe situatën delikate të cilën po përjeton Ronaldinho (gjendet në Paraguai në arrest shtëpie, pasi kaloi më shumë se një muaj në burg me akuzën e falsifikimit të dokumenteve). Ish-presidenti i Barcelonës nuk ka dyshim se “Ronaldinho nuk e di ende pse e kanë arrestuar. Dikush e mashtroi dhe nuk i shpjegoi të vërtetën. Ai është vetë futbolli dhe buzëqeshja. Shpresoj që ai po vazhdon të mendojë për futbollin, por mbi gjithçka që ai vazhdon të buzëqeshë.”
Pak njerëz në botën e futbollit e njohin më mirë Ronaldinhon se Rosell. Edhe Jordi Pujol, presidenti i atëhershëm i “Generalitat de Catalunya”, i kërkoi Rosellit të nënshkruante me Ronnie-n, për të cilin po bënte ofertë edhe Manchester United.
“Ishte thelbësore ta sillnim Ronaldinhon për të ngritur moralin e katalanasve,” -tha Pujol. Sandro (Rosell) mori vendimin për të nënshkruar Ronnie-n për të ndryshuar dinamikën sportive të klubit. Ronaldinho ndyshoi jo vetëm futbollin, por edhe shpirtin e tifozëve të Barçës.
Ronaldinho nënshkroi për 25 milion euro nga PSG. Që në prezantim nxiti çmendurinë në radhët e tifozëve “blaugrana”. Me gëzimin dhe magjinë e tij, Ronnie ndryshoi historinë e klubit, duke e rikthyer Barcelona në majë, me suksesin në Champions League, në Paris, në vitin 2006 (Championsi i dytënë historinë e klubit).
Braziliani mbylli karrierën e tij te Barça pas pesë sezoneve me 207 ndeshje, 94 gola dhe 71 asistime. Fitoi dy tituj kampion në La Liga, Champiosnin dhe dy Superkupa, pa harruar më të rëndësishmin individual për të, Topin e Artë.
Ronnie ishte gjithashtu shumë i rëndësishëm në rritjen e Leo Messit si futbollist.