image Ish-portieri i Kosovës, Kushtrim Mushica kandidat për asamblist në Komunën e Prishtinës

Futboll

Ish-portieri i Kosovës, Kushtrim Mushica kandidat për asamblist në Komunën e Prishtinës

news image

Ish-portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Kushtrim Mushica do të jetë pjesë e listës garuese për partinë e AAK-së në zgjedhjet komunale, njofton Daut Haradinaj përcjell Sinjali Sport.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga ana e AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se në listën garuese për zgjedhjet komunale do të bëjë pjesë edhe futbollisti i mirënjohur Kushtrim Mushica.

Mushica ishte pjesë e klubit të Prishtinës dhe e Përfaqësueses së Kosovës deri në momentin e pensionimit.

Postimi i plotë i Daut Haradinaj pa ndërhyrje:

Në listën e AAK-së për Prishtinë do të jetë edhe ikona e futbollit Kushtrim Mushica

Sot edhe zyrtarisht po i hyn garës për Prishtinën njëri ndër sportistët më të dalluar të kryeqytetit tonë.

Kushtrim Mushica për vite të tëra mbajti lart flamurin e sportit kosovar .

Ashtu siç kemi paralajmëruar se gara për Prishtinën do të ketë gjithëpërfshirje, këtë po e dëshmojmë sot, duke garuar me një sportist të shkëlqyer të Prishtinës.

Sporti në tërësi në Kosovë, dhe veçmas në Prishtinë, ka arritur që të jetë njëra ndër vlerat më të larta të rinisë sonë, prandaj edhe do të ketë mbështetje të parezervë nga qeverisja e ardhshme.

Kryeqyteti ynë ka mbi 200 klube sportive të natyrave të ndryshme, të cilat shpeshherë edhe janë injoruar nga qeverisjet e deritanishme.

Sporti është zemra e rinisë sonë dhe ashtu do të trajtohet.

Plisat e Prishtinës do të jenë me zyre dhe buxhetin e vet, në të ardhmën e afërt.

Suksese Kushtrim!

Na priftë e mbara!.

/Gazeta Sinjali Sporti/