image Ish-nënkryetari i LDK-së për VV-në: Jam i bindur se mbështetja popullore për ta do të rritet

Politikë

Ish-nënkryetari i LDK-së për VV-në: Jam i bindur se mbështetja popullore për ta do të rritet

news image

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka reaguar pas gjithë zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës të nxitura nga një nismë e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes Facebookut ka thënë se përfundimi i trancizionit politik në Kosovë do të ishte i barabartë me një lloj çlirimi për Kosovën, derisa ka parashikuar ditë të këqija për partitë që kanë qeverisur.

Përfundimi i tranzicionit do të ishte i barasvlershëm me një lloj çlirimi për Kosovën. Në këtë kuadër duhet të jemi tërësisht krenarë me votën plebishitare pro njerëzve të pakomprometuar, të cilët perceptohen të gatshëm e të vendosur për t’i dhënë atij tranzicioni goditjen e fundit. Jam i bindur se mbështetja popullore për ta do të rritet vazhdimisht dhe jo për ata që grabitën privilegje për vete, pa u ngopur kurrë* dhe jo as për ata që s’lanë gur pa lëvizur për ta bërë kuislingun president. * Ata krijuan institucione që shitnin legalisht një ari tokë të Kosovës për një euro”, ka shkruar Kryeziu./Gazeta Sinjali/