image Ish-missi i Kosovës tani është 47-vjeçare, duket si 20 (Foto)

Ish-missi i Kosovës tani është 47-vjeçare, duket si 20 (Foto)

news image

Ish-missi Afërdita Paqarada, është duke shijuar disa ditë pushimi dhe si destinacion ka zgjedhur Malin e Zi.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, derisa në Instagram publikon postime të llojllojshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.Së fundmi, modelja ka ndarë disa imazhe në bikini, teksa mahnit me linjat trupore, përkundër se është 47-vjeçare.

“Më dërgo atje kur pushimet kurrë nuk përfundojnë”, është përshkrimi që ia ka vënë fotove.

Shumë prej fansave e kanë komplimentuar ish-missin, që edhe si nënë e dy fëmijëve ka arritur të mbajë në formë fizikun e saj.

Theksojmë që Afërdita njihet për kurorën e bukurisë që e kishte fituar në vitin 1990.