image Enca nuk ka operacione, ajo u kthen përgjigje fansave

Bota e Yjeve

Enca nuk ka operacione, ajo u kthen përgjigje fansave

news image

Enca Haxhiu, këngëtarja nga Shqipëria është e hapur me fansat saj, kështu edhe u mundësoi atyre të shtrojnë pyetje e ajo të përgjigjet, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo ua dha lirinë të pyesin çfarë të duan, duke u thënë “Çfarë doni të dini”, e më pas edhe ndjekësit e saj nuk hezituan ta pyesin.

Një pyetje që bie në sy ishte ajo në lidhje me operacionet plastike, ku një nga ta kishte shkruar “A ke bërë operacione plastike?” .

Këngëtarja nuk ka hezituar të përgjigjet, duke u thënë se pyetjeve të tilla u është përgjigjur edhe më parë, dhe ende asgjë nuk ka ndryshuar. Përgjigjja e plotë e saj ishte ” Asgjë nuk ka ndryshuar nga e hera e fundit që i jam përgjigjur kësaj pyetje. Ende jo. Nëse do bëj do e merrni vesh patjetër”.

/Gazeta Sinjali/