Një ish-ministre e qeverisë kroate është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian njoftoi të mërkurën se gjithsej katër persona u akuzuan për mashtrim.
Të dyshuarit përballen me akuza në lidhje me procedurën publike për blerjen e sistemeve të IT-së dhe janë ndaluar nga policia.
Veprat e supozuara janë kryer brenda Ministrisë kroate për Zhvillim Rajonal dhe Fondeve të BE-së.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, e ka konfirmuar se ish-ministrja e qeverisë, Gabrijela Zhalaq, është njëra nga të dyshuarat.
Kryeministri Plenkoviq tha se ishte i befasuar për arrestimin e Zhalaqit, por theksoi se “institucionet gjyqësore janë të pavarura dhe bëjnë punën e tyre”.
Lufta kundër korrupsionit ishte gjithashtu një nga kushtet për anëtarësimin e Kroacisë në bllok në vitin 2013./Gazeta Sinjali/