image Ish-ministrit të Shëndetësisë i ngritet aktakuzë për "sulm seksual" ndaj një gruaje

Drejtësi

Ish-ministrit të Shëndetësisë i ngritet aktakuzë për “sulm seksual” ndaj një gruaje

news image

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq, i dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Numan Baliq, me datë  12 gusht të këtij viti , në ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, i pandehuri  cyt të dëmtuarën  që ta prek për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrin të largohet nga i pandehuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë, e me pas e raporton rastin  në Policinë e Kosovës.

Me këto veprime, prokuroria vlerëson se ekziston dyshimi i bazuar mirë se ish-ministri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe t’ dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në komunikatën e kësaj prokurorie./Gazeta Sinjali/