image Ish-ministri Zemaj i shqetësuar, kërkon analizë të plotë për helmimin e rreth 900 deçanasve

Shëndetësi

Ish-ministri Zemaj i shqetësuar, kërkon analizë të plotë për helmimin e rreth 900 deçanasve

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar për helmimin e rreth 900 banorëve të disa fshatrave të Deçanit, duke u shprehur shqetësimin e tij për këtë rast, raporton Gazeta Sinjali.

Zemaj kërkoi që të bëhet analiza e plotë e shkaqeve dhe pasojave të këtij rasti.

“Shëndeti publik i qytetarëve nuk guxon të rrezikohet, aq më pak, të kalojë pa analizë të plotë të shkaqeve dhe pasojave”, shtoi ish-ministri.

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani, deklaroi se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë nga analizat e para të bëra nuk është konstatuar që uji që vinte nga ujësjellësi rajonal i Deçanit është i kontaminuar.

Megjithatë, ai tha se në mostrat e ujit të marra në fshatrat Gllogjan dhe Gramaçel kanë rezultuar disa koloni të dyshimta të baktereve./Gazeta Sinjali/