image Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes: Bjellorusia pritet t’i shpallë luftë Ukrainës

Evropë

Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes: Bjellorusia pritet t’i shpallë luftë Ukrainës

news image

Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, ka deklaruar sot se Bjellorusia është gati t’i shpallë luftë Ukrainës.

“Republika e Bjellorusisë ka shumë gjasa t’i bashkohet luftës ruse kundër Ukrainës”, citon The Guardian, përcjell Gazeta Sinjali.

Ky do të ishte një zhvillim i tmerrshëm sipas tij, teksa thotë se “Ukraina dhe Bjellorusia nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën në historinë e tyre qindravjeçare. Ne besojmë se arsyeja e vetme për atë vendim ishte kërkesa personale e Presidentit të Rusisë, e cila varet plotësisht nga Putini në politikën e saj”.

Lideri i Bjellorusisë i ka kërkuar Kievit të pranojë ofertën e Rusisë për bisedime.

Ndërsa, Rusia u ka dhënë zyrtarëve ukrainas një afat kohor deri në orën 15:00 të dielën për të vendosur nëse do të takohen për bisedime në Bjellorusi. 

/GazetaSinjali/