image Ish-ministri Ismaili kërkon nga Qeveria plan të vaksinimit

Shëndetësi

Ish-ministri Ismaili kërkon nga Qeveria plan të vaksinimit

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka kërkuar një plan vaksinimi nga Qeveria Kurti.

“Po na e dimë që po vjen vaksina bash kurgjo s’po jepni.. Debatin për shëndetësi se keni për qytetarë por për njëri-tjetrin. Jeni duke bërë hajgare. Marre për besë marre. Çka keni bë me vaksinë, sa kanë mu vaksinu ku është plani?”, ka thënë ai, përcjell EO.

Ndërsa ministri aktual, Arben Vitia ka thënë se plani është publik dhe ka garantuar për sigurimin e vaksinës.

“Ministri Vitia garanton qytetarët se do të ndodhë shumë shpejt sigurimi i vaksinës. Plani i vaksinimit është publik dhe do të vazhdojë e të bëhet pa asnjë problem. Kur fillon ardhja e vaksinave nuk do të ndalet”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/