image Ish-ministri i Shëndetësisë, Vitisë: Nuk ka llogaridhënie për menaxhimin e dobët

Shëndetësi

Ish-ministri i Shëndetësisë, Vitisë: Nuk ka llogaridhënie për menaxhimin e dobët

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ish-ministër i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar pas tollovisë që është krijuar tek salla “1 Tetori” duke thënë se këto pamje janë jashtëzakonisht të këqija dhe se është një papërgjegjësi e skajshme që grup-moshat më të rrezikuara nga COVID-19 të përballen me rrezik.

Ish-ministri Ismaili, ka kritikuar ministrin aktual të këtij dikasteri, Arben Vitinë, duke thënë se ky i fundit kërkonte nga Kuvendi dhe qytetarët që t’i besohet çështja e vaksinave, por besimin qytetar nuk po shpaguhet pasi që sipas Ismailit, nuk ka as llogaridhënie për menaxhimin e dobët dhe as plan për ta tejkaluar kaosin në qendrat e vaksinimit.

Ftoj qeverinë që sa më shpejt të menaxhoj situatën dhe të mos rrezikoj shëndetin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Ismaili në Facebook./Gazeta Sinjali/