image Ish-ministri i Shëndetësisë reagon pas njoftimit për vdekjen e dy personave nga koronavirusi, ka një kërkesë për institucionet

Kosovë

Pandemia/ Ish-ministri i Shëndetësisë reagon pas njoftimit për vdekjen e dy personave nga koronavirusi, ka një kërkesë për institucionet

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili është shprehur i tronditur me lajmin për dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë.

Përmes një postimi në Facëbook, Ismaili ka kërkuar nga institucionet të ngrisin nivelin e tyre të reagimit ndërsa qytetarët të qëndrojnë brenda shtëpive.

“Ky lajm i trishtë, tregon edhe një herë se ky virus është një armik vdekjeprurës për të cilin duhet angazhim maksimal i secilit nga ne që ta mposhtim. Institucionet të ngrisin nivelin e tyre të reagimit ndërsa ne si qytetarë të ndihmojmë duke vazhduar të qëndrojmë brenda shtëpive tona”, ka shkruar Ismaili.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot për dy persona të vdekur nga koronavirusi në Kosovë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/uismaili/posts/590774301520468?__xts__[0]=68.ARBckgYLdOBg4mnxAXXLVx1uVJaKJvYZs6pFoatvYiPsXaAkulrDMtKtrhmZ9SOat_fCLMOejkpOOApycTCcg84nCRFT1KHoo_vXhIJ1xHS87cVEfURtnwIHEIuYVgTyrFxgRBlpmy5nXuYbpyuofquAimhVBWGVH6jnneYnCDI_wS0DxyU9Q7YI9oyLQrTk82pm7pQo3JlXfAnpzXSVB-pwzUNNM6jvpQUbluEEnEwhJe1fD1oLT47_RjU1kMmU4kJ1pR7l0GOS4B5au-StRd2Y6tzlpQKCAlZtVXrWzHWiB-p8dH0RXNHSGaCwJsc6xNdv34u9RrBo–kclRs&__tn__=-R