Armend Mehaj, ish-ministri i Mbrojtjes, e ka dënuar sulmin në veri të Kosovës, ku një polic është vrarë.
Ai ka kërkuar dënim global për këtë sulm, duke thënë se anëtarësimi në NATO i Kosovës do të pengonte sulme të tilla terroriste.
”Dënoj sulmin e grupeve serbe ndaj Policisë së Kosovës, duke shkaktuar një të vdekur dhe një plagosje mëngjesin e sotëm. Veprime të tilla janë të papranueshme. Unë kërkoj dënimin global dhe theksoj nevojën e Kosovës për anëtarësim në NATO si një garanci. Anëtarësimi në NATO do të pengojë sulme të tilla terroriste serbe”, ka shkruar Mehaj në Twitter.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, më parë ka shkruar në Twitter se të shtënat po vazhdojnë.
I condemn the Serbian groups’ attack on the Kosovo Police, causing one death and an injury this morning. Such actions are unacceptable. I urge global condemnation and emphasize Kosovo’s need for NATO membership as a safeguard.Joining NATO will deter such Serbian terrorist attacks pic.twitter.com/MyFVrXVk3Z
— Armend Mehaj (@armend_mehaj) September 24, 2023