Ish-ministri i Jashtëm rus Andrei Kozyrev e ka quajtur luftën në Ukrainë “barbare” në një intervistë për CNN të enjten.
Në një intervistë me Christiane Amanpour të CNN, Kozyrev tha: “Është një akt barbar. Nuk mund ta imagjinoja kur isha ministër i Jashtëm, ishte krejtësisht jashtë diskutimit”.
“Por më vonë, fillova të kuptoj se ata po zbresin kodrës, si të thuash, dhe ndihen të pandëshkueshëm, si brenda dhe jashtë vendit. Dhe kjo është një lloj rritjeje e oreksit për fat të keq, jo për ndërtimin e Rusisë. Tani me këtë luftë vëllavrasëse po shkatërrojnë të ardhmen e të gjithë njerëzve vëllazërorë”, shtoi ai.
Kozyrev tha gjithashtu se sanksionet nga Perëndimi kundër Rusisë “duhet të fillojnë të synojnë vendimmarrësit ose ekzekutuesit e atyre vendimmarrësve në qeveri.
Ai paralajmëroi se sanksionet që synojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov janë “si të mos bësh pothuajse asgjë – sepse asgjë, mendoj, nuk është në emrat e tyre… Nuk mund t’i gjesh asetet e tyre. Është e gjitha [me] njerëz të tjerë.”
Të martën, Kozyrev shkroi në Twitter duke u bërë thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen nga postet e tyre në shenjë proteste ndaj pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës.
Kozyrev ishte ministri i parë i jashtëm i Rusisë nën Boris Jelcin pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. /GazetaSinjali/