image Ish-ministri i Drejtësisë paralajmëron padi ndaj Sallahut, do t’i kërkojë dëmshpërblim 300 mijë euro

Drejtësi

Ish-ministri i Drejtësisë paralajmëron padi ndaj Sallahut, do t’i kërkojë dëmshpërblim 300 mijë euro

news image

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka cilësuar tentim për persekutim politik ushtrimin e një kallëzimi penal kundër tij nga zëvendësministri aktual i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Kallëzimi penal kundër ish-ministrit të Drejtësisë në Qeverinë Hoti, nën dyshimet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, është rrëzuar nga Prokuroria e Shtetit.

E ndaj këtij kallëzimi penal, ka reaguar Selimi. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ngris padi ndaj Sallahut dhe do t’i kërkojë dëmshpërblim prej 300 mijë eurosh.

“Jam në përgatitje të një padie civile ndaj zëvendësministrit Blerim Sallahu për shkak se i njëjti ka përdorur shpifje dhe ka përhapur të pavërteta ndaj meje me rastin e ushtrimit të kallëzimit penal kundër meje më 26 prill të këtij viti. Dezinformatat e përhapura nga z.Sallahu u vërtetuan sot me hedhjen poshtë kallëzimit penal nga Prokuroria Speciale. Kësisoj, në emër të dëmit material dhe jo-material që më ka shkaktuar, përmes padisë civile do të kërkojë komepnsim në shumën prej 300 mijë eurove. Këtë shumë do ta dhurojë për ‘Kosovo American Education Fund’ ,një fondacion për të financuar shkollimin e juristëve të rinj kosovarë në ShBA. Konsideroj se ushtrimi i kallëzimit penal ndaj meje është një nga metodat e persekutimit politik që tenton të kryejë pushteti aktual ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Qeveria aktuale dhe njerëzit e saj që udhëheqin me Ministrinë e Drejtësisë, e kuptojnë drejtësinë vetëm nëse ajo është e kapur. Me veprimet e tyre, ajo [qeveria] është duke shkatërruar dy institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend, Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës”, ka shkruar Selimi.

Prokuroria njoftoi sot se denoncimi ndaj Selimit, por edhe drejtorit të ShKK-së, Nehat Thaçi, u hodh poshtë në mungesë të provave.

/GazetaSinjali/