image Ish-mesfushori i Real Madridit fiton 100 milionë euro në poker

Futboll

Sport/ Ish-mesfushori i Real Madridit fiton 100 milionë euro në poker

news image

Tomas Gravesen, ish-lojtari i skuadrës spanjolle Real Madrid, pas pensionimit në futbollin profesional e ka gjetur veten në kazino.

Gravesen tani kohën e kalon në Las Vegas, ku mediat e këtij vendi shpesh herë kanë raportuar për yllin e Real Madridit.

Danezi ka 10 vite që frekuenton kazinot e Las Vegas dhe fitoret e tij nuk kanë qenë të rralla.

Për këto 10 vite Gravesen ka fituar 100 milion dollarë përmes pokerit, ndërsa humbjet 61 milionë dollarë, që i bie se Gravesen është në fitim 39 milionë dollarë.

Gravesen njihej për karakter impulsiv dhe ndërhyrje të ashpra gjatë kohës sa luante për madrilenët. /Gazeta Sinjali/