Tomas Gravesen, ish-lojtari i skuadrës spanjolle Real Madrid, pas pensionimit në futbollin profesional e ka gjetur veten në kazino.
Gravesen tani kohën e kalon në Las Vegas, ku mediat e këtij vendi shpesh herë kanë raportuar për yllin e Real Madridit.
Danezi ka 10 vite që frekuenton kazinot e Las Vegas dhe fitoret e tij nuk kanë qenë të rralla.
Për këto 10 vite Gravesen ka fituar 100 milion dollarë përmes pokerit, ndërsa humbjet 61 milionë dollarë, që i bie se Gravesen është në fitim 39 milionë dollarë.
Gravesen njihej për karakter impulsiv dhe ndërhyrje të ashpra gjatë kohës sa luante për madrilenët. /Gazeta Sinjali/