Ish-lojtari i Real Madrid, tash i Sevillas, Sergi Reguilon e ka pranuar se në një nga klasiket e sezonit të kaluar, e ka quajtur Luis Suarezin të shëmtuar.
“Nuk e kam quajtur Messin por Luis Suarezin”, u shprehë Reguilon për “Ibai”, transmeton Gazeta Sinjali.
Reguiloni është duke kaluar në formë të mirë tek Sevilla. Pas blerjes së Mendyt, minutat e Reguilon u reduktuan edhe më shumë tek Real Madrid./Gazeta Sinjali/