image Ish-kryeministri rus Medvedev paralajmëron hakmarrje pas bllokimit të gazsjellësit

Botë

Ish-kryeministri rus Medvedev paralajmëron hakmarrje pas bllokimit të gazsjellësit

news image

Dmitry Medvedev, ish-kryeministri i Rusisë ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, pas vendimit të Gjermanisë për ndalimin e certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2.

Medvedev ka paralajmëruar se evropianët së shpejti do të paguajnë nga 2 mijë euro për 1 mijë metra kub të gazit natyror.

“Mirë se vini në botën e re guximtare ku evropianët së shpejti do të paguajnë 2 mijë euro për 1 mijë metra kub të gazit natyror”, shkroi Medvedev, zv. presidenti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sot ka njoftuar se vendi i tij do ta pezullojë për një periudhë të caktuar vënien në punë të gazsjellësit Nord Stream 2 për shkak të aktiviteteve të fundit të Rusisë në Ukrainën lindore.

/GazetaSinjali/