Ish-kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt ka thënë se Vetëvendosja e Albin Kurtit do të dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.
Bildt, në një shkrim në Twitter, ka deklaruar se zgjedhjet në Kosovë paraqesin zhgënjimin e qytetarëve ndaj pushtetit të deritashëm.
“Me 75% të votave të numëruara duket se Vetëvendosja e Albin Kurtit do të dalë e para. Megjithëse nuk është plotësisht e papritur, kjo padyshim paraqet një zhgënjim të qytetarëve ndaj pushtetit të deritanishëm”, ka thënë Bildt./Gazeta Sinjali/