image Ish-kryeministri Hoti: Turqia nuk është fare në listën e shteteve që ndihmojnë Ukrainën - Sinjali

Ish-kryeministri Hoti: Turqia nuk është fare në listën e shteteve që ndihmojnë Ukrainën

news image

Në Kosovë ndodhet ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cili ka takuar disa zyrtarë shtetëror.

E në ditën kur Cavusoglu ndodhet në Kosovë, ish-kryeministri Hoti ka thënë se shteti turk nuk po ndihmon fare Ukrainën, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti e ka vendosur një listë të shteteve të cilat e kanë ndihmuar më së shumti Ukrainën, për ta përballuar agresionin rus, i cili ka filluar më 24 shkurt të këtij viti, e që në të njëjtin listë, nuk ndodhet Turqia.

Sipas kësaj liste, rendin diplomatik janë duke e mbrojtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane.

Qëndresën e Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë po e mbështet qartësisht SHBA-ja. Impresive është mbështetja nga Polonia, si dhe nga vendet e vogla baltike, ku Estonia dhe Letonia kanë kontribuar më shumë se Franca e Italia. Sa i përket ndihmës së dhënë deri më tani, Estonia është edhe para Gjermanisë. Turqia nuk është fare në këtë listë“, ka shkruar ish-kryeministri Hoti.

May be an image of text that says "Government support to Ukraine: Committed vs. delivered weapons Commitments Jan. 24 to June 7, 2022. Top 15 of 37 countries KIEL INSTITUTEFOR CONOMY United States Poland United Kingdom Germany Canada Norway Czech Republic Greece Estonia Latvia Australia France Denmark Italy Lithuania Committed military in-kind aid Delivered military 0.5 aid 1.0 Antezza al. 2022) Kiel Working 1.5 2.0 „Ukraine Tracker" 2.5 3.0 billion Euros 3.5 4.0 4.5 ifw-kiel.de/ukrainetracker"

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin