image Ish-kryeministri Hoti ka disa kërkesa për shtetin e Izraelit

Politikë

Ish-kryeministri Hoti ka disa kërkesa për shtetin e Izraelit

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një bisedë online me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael në Parlamentin e Izraelit, deputetin Ali Salalha, ka paraqitur katër kërkesa.

Hoti i cili ka nënshkruar njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në Washington në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ish -Presidenti Donald Trump në shtator të vitit 2020, sot ka drejtuar katër kërkesa për shtetin izraelit.

Ashtu siç ka njoftuar ai, kërkesat që ka shtruar janë: Marrëveshja për tregti të lirë në mes të dy vendeve, marrëveshja për eliminim të tatimit të dyfishtë, të punohet për lëvizje pa viza për qytetarët e të dy vendeve dhe marrëveshja për punësim sezonal në Izrael.

Z. Salalha u shpreh i gatshëm për të shtyer përpara këto kërkesa. Të dyja palët u dakorduam që se shpejti të takohemi dhe t’i konkretizojmë këto kërkesa që janë të rëndësishme për qytetarët tanë“, ka shkruar Hoti.

/GazetaSinjali/