Derek Chauvin, ish-polic në Minneapolis, i cili është akuzuar për vrasje të afro-amerikanit George Floyd, raportohet se këta të dy kishin përplasje më të hershme, derisa kishin punuar së bashku në një klub të natës.
Këtë e ka konfirmuar ish-kolegu i tij, David Pynney, i cili punoi si roje me Floydin dhe Chauvinin në një klub të natës në Minneapolis, i cili shtoi se dyshja kishte pasur vazhdimit përplasje.
Tutje Pynney, ka thënë se Chauvin kishte pasur një karakter “agresiv”.
“Ata njihnin mirë njëri-tjetrin dhe sigurisht se Chauvin e ka njohur Floydin kur e arrestoi më 25 maj”, shtoi Pinney.
Ndërsa, në anën tjetër pronarja e klubit Maya Santamaria, ka konfirmuar gjatë muajit të kaluar se Floyd dhe Chauvin kishin punuar së bashku si roje.
“Chauvin ishte një polic që jashtë orarit zyrtar punoi për ne për 17 vite”, kashtuar Santamaria.
E kur CBS intervistoi këtë grua, ajo shpjegoi se si beson që Chauvin “frikësohej nga njerëzit me ngjyrë në përgjithësi”.
Madje sipas saj, Chauvin kishte tendenca që tërë mllefin ta shfryjë dhe të reagojë ashpër në situata të caktuara. /Gazeta Sinjali/.