image Ish-këshilltari i Kadri Veselit: Mos nxjerrni në foltore të Kuvendit njerëz që s’dinë të lexojnë

Kosovë

Reagimi/ Ish-këshilltari i Kadri Veselit: Mos nxjerrni në foltore të Kuvendit njerëz që s’dinë të lexojnë

news image

Ish-këshilltari i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Blerim Latifi, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka thënë që PDK duhet të ketë kujdes për mënyrën se si bëjnë opozitarizëm kundër kryeministrit Albin Kurti.

“Mos i bëni favore Kurtit, duke nxjerrë në foltorën e Kuvendit njerëz që kanë probleme elementare me shkrim leximin. Ata janë dhuratë për të”, ka shkruar Latifi.

Gjithashtu, ish- kandidati për deputet nga PDK-ja, Blerim Latifi ka shkruar se korrupsioni i komandantëve pas pavarësisë e solli Kurtin në pushtet. Sipas tij, thirrja në emër të UÇK-së, nuk kryen punë më.

“Arroganca e çlirimtarëve pas luftës, e solli Rugovën në pushtet, ndërsa korrupsioni i komandantëve pas pavarësisë e solli në pushtet Albin Kurtin. Lufta politike kundër tij nuk mund të bëhet me mjete të vjetra. Thirrja në UÇK nuk kryen më punë”, ka shkruar Latifi./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/196367248174922