image Ish i dashuri i Rihannes në "gjueti", ndjek këngëtaret shqiptare

Rozë/ Ish i dashuri i Rihannes në “gjueti”, ndjek këngëtaret shqiptare

news image

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dhurata Dora, po shijon suksesin e jashtëzakonshëm të këngës “Zemër”, që e ka sjellë në bashkëpunim me reperin e mirënjohur algjerian, Soolking. Bashkëpunimi i dyshes numëron mbi 250 milionë klikime.

Me këtë projekt, Dhurata theu kufijtë, u bë e njohur ndërkombëtarisht. Madje, atë filluan ta ndjekin edhe yjet botërore, ndër ta edhe këngëtari i mirënjohur amerikan, Chris Brown.

Chris Brown po ashtu ndjek në Instagram edhe disa artiste të tjera shqiptare, ndër to Elvana Gjatën dhe Samanta Karavellën.