image Ish-gjenerali i NATO-s Clark tregon se si u informua për vrasjen e familjes Jashari - Sinjali

Ish-gjenerali i NATO-s Clark tregon se si u informua për vrasjen e familjes Jashari

news image

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, në një intervistë duke folur për kohën e luftës në Kosovës tha se për vrasjen e familjes Jashari u informua në kohën sa ishte në Maqedoni.

Në mars 1998 shkova në Maqedoni të shihja task-forcën me 1000 ushtarë në kufi. Kur u ula, mora një telefonatë nga ambasadori amerikan. Më kërkoi të takohesha urgjent me presidentin Gligorov. Ai më tha se diçka shumë e keqe do të ndodhë. Serbët bënë një gabim të madh. Kanë vrarë të gjithë familjen Jashari dhe kanë acaruar shqiptarët. Ai më tha: ‘Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, këta do të luftojnë. Këtu do të ketë vërtetë konflikt‘”, tha ish-gjenerali Clark në emisionin Opinion.

Sipas tij, Sllobodan Millosheviq e kishte të pamundur të mundte UÇK-në dhe për pasojë vriste shqiptarë të pafajshëm.

Kur i trajton njerëzit keq, të ngriten kundër më shumë. Sa herë që luftonin kundër UÇK-së, vrisnin shqiptarë. Kështu shqiptarët irritoheshin edhe më shumë”, tha ai./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin