Carlo Ancelotti është zyrtarizuar në postin e trajnerit te Real Madridit, duke e bërë rikthimin e madh, transmeton Sinjali Sport.
Mediumet spanjolle raportojnë se italiani do ta ketë asistent ish futbollistin spanjoll Alvaro Arbeloan.
Ky i fundit ka luajtur 7 vite për Real Madridin, ndërsa ishte pensionuar nga futbolli në vitin 2017.
Kjo do të jetë eksperienca e parë e Arbeloas në këtë pozitë. /Gazeta Sinjali Sporti/