image Ish-fituesi i 'Topit të Artë' i bashkohet ushtrisë ukrainase

Futboll

Ish-fituesi i ‘Topit të Artë’ i bashkohet ushtrisë ukrainase

news image

Igor Belanov, i cili fitoi Topin e Artë në vitin 1986, i është bashkuar forcave të armatosura të Ukrainës në një përpjekje për të ndihmuar vendin e tij kundër Rusisë.

61-vjeçari ka ndjekur lojtarë si Oleksandr Usyk për t’u bërë ikona e fundit sportive nga vendi që ka marrë armët.

Ish-sulmuesi u takua edhe me presidentin e Federatës së Ukrainës, Andriy Pavelko, pasi ky i fundit vizitoi qytetin e Belanov, Odessa, të mërkurën, shkruan dailymail.

Belanov gjithashtu dërgoi Topin e Artë të vitit 1986 në një spital në qytetin e shkatërruar nga lufta për t’ua treguar atë disa prej ushtarakëve të plagosur që po trajtoheshin atje.

/GazetaSinjali/