image Ish-drejtori i Policisë së Prizrenit intervistohet për rastin Dehari

Kosovë

Prokuroria/ Ish-drejtori i Policisë së Prizrenit intervistohet për rastin Dehari

news image

Ish-drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi është intervistuar nga hetues të Policisë së Kosovës në lidhje me një deklaratë tij

Në intervistimin që zgjati më shumë se 2 orë, Krasniqit iu kërkua që ta sqarojë deklaratën e dhënë për media në ditën e vdekjes së aktivistit të LVV-së, Astrit Deharit, se ai kishte vdekur shkaku i marrjes së tepërt të medikamenteve, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamente dhe ka ra në gjendje kome. Rrugës për në Emergjencë ka ndërruar jetë. Në Emergjencë ka shkuar pa shenja jete”, kishte deklaruar Nexhmi Krasniqi pak minuta pas vdekjes së Astrit Deharit.

Deri tani, Prokuroria Speciale i ka intervistuar 14 dëshmitarë ndërsa edhe 3 tjerë pritet të intervistohen.

Në mesin e personave që pritet të intervistohen është edhe Adonis Gashi, i cili mbahej në një qeli me Deharit. Por momentalisht, sipas raportimit të mediave ai është në arrati. /Gazeta Sinjali/