image Ish-deputetja flet për fotot provokuese të vazjës: I kam toleruar

Foto/ Ish-deputetja flet për fotot provokuese të vazjës: I kam toleruar

news image

Ada Deda është një nga vajzat më të përfolura të showbizit për shkak të formave trupore perfekte dhe fotove provokuese që realizon. Ajo është vajza e ish-deputetes demokrate, Albina Deda dhe është mjaft e njohur edhe për pjesëmarrjen në videoklipe të këngëtarëve shqiptarë.

Shpeshherë fotot e saj janë komentuar në media të ndryshme dhe lidhur me këto komente ish-deputetja tha për emisionin “Rudina” në Tv Klan se fillimisht nuk ndihej mirë. Ajo u shpreh se fotot provokuese të vajzës i ka toleruar dhe se ka ndërtuar një marrëdhënie besimi me Adën.

“Fotot provokuese të vajzës i kam toleruar, por kam besim tek Ada. Duke qenë se edhe vetë kam qenë pjesë e ngacmimeve të mediave i kam marrë këto ngacmime si komerçializim të medias. Fillimisht kur shikoja portalet që shkruanin nuk ndihesha mirë, por kur vinte Ada e kaloja”, tha Deda.

Ajo shtoi se nuk ia kërkuar asnjëherë të bijës që të ndalojë së bëri foto provokative.

“Nuk i kam thënë asnjëherë që të ndalojë së bëri foto, madje kur shkojmë me pushime jam unë ajo që i bëj foto. Gazetaria dhe moda shkrihen mirë bashkë dhe në të ardhmen shpresoj që Ada të jetë një ndër gazetaret më të mira në vend. Kur të jetë profesionalisht e realizuar mund ti futet edhe politikës”, tha Albina Deda.

Albina Deda tha se ndjehet mirë me vajzën e saj.

https://www.instagram.com/p/BpNFwCmHlas/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/BmSyP04BqUa/?utm_source=ig_web_copy_link