Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga 200 euro gjobë, për posedim të sprejit dhe gazit lotsjellës, ish-deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, dhe deputeten e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar ish-deputetja e LVV-së, Aida Dërguti.
“Po ka qenë për posedim të sprejit dhe gazit lotsjellës. Vendimi është marrë sot”, tha Dërguti për Gazetën Sinjali.
E pyetur se a do ta paguaj gjobën, Dërguti tha “ natyrisht se do ta paguaj gjobën…Secili i ka obligimet e veta”. /Gazeta Sinjali/