Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate ka sfiduar përfaqësuesin e Vetëvendosjes, Valdrin Ahmetin.
Gjatë një debati televiziv, ai ka kontestuar shkollimin e Ahmetit duke i thënë atij se kishte ngelur në shkollë të mesme.
Përfaqësuesi i koalicionit AAK- PSD ka pyetur Ahmetin disa herë nëse e kishte kryer fakultetin ndërkohë që as pas disa insistimeve nuk ka marr përgjigje për këtë çështje.
Sipas Krasniqit, Ahmeti ka bërë shumë keqpërdorime dhe është larguar disa herë nga partia.
‘’Valdrin Ahmeti se ka as fakultetin e kryer, e kanë qitë Valdrinin, e jo Albulenën në debat. Tri herë është dalë nga VV, është kthy masi ne s’kemi qenë aty. Kurrë skish mujt me hi në listë njeri që ne i kemi thënë je hajn me letra. Qysh mundet VV me më thanë mu që unë e luftoj korrupsionin nëse e ka marrë n’parti listën e njerëzve që s’kanë lënë të zezë pa bërë.
Debati ka kaluar në tensione mes dy palëve ndërkohë që Ahmeti i ka thënë Krasniqit se është bërë “legen” i Daut Haradinjat, duke e pyetur se me çfarë është shantazhuar nga Dardan Molliqaj për të dalë nga Vetëvendosje. /Sinjali/