image Ish-ambasadori shqiptar rreth lejimit të dasmave: Qeveri, a je në vete

Sociale

Ish-ambasadori shqiptar rreth lejimit të dasmave: Qeveri, a je në vete

news image

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për lejimin e organizimit të dasmave, shkruan Gazeta Sinjali.

Peci ka thënë se qeveria po shkon në drejtim të kundërt, pasi do të duhej që masat mbrojtëse ndaj koronavirusit të ashpërsoheshin.

“Në dasma me maska. Qeveri e Kosovës, a je në vete se çfarë je duke bë. Në vend se të ashpërsohen masat e mbrojtjes nga COVID-19, ju po shkoni në drejtim kundërt”, ka shkruar ai.

Ish-diplomati ka thënë se shpëtimi i vetëm po duket të jetë kujdesi individal i qytetarëve të Kosovës. Sidoqoftë, ai është shprehur skeptik për këtë gjë.

“Tani si po duket i vetmi shpëtim do të jetë kujdesi individual i çdo qytetari të Kosovës. Por, duke e pa se çfarë vetëdije kemi, kjo vështirë se do të kryej punë. N’dorë të Zotit”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/