image Ish- aktivisti i plagosur i Vetëvendosjes: Ajo çka po bën Albin Kurti është kamuflim

Kosovë

Deklaratë/ Ish- aktivisti i plagosur i Vetëvendosjes: Ajo çka po bën Albin Kurti është kamuflim

news image

Ish- aktivisti i Vetëvendosjes, Naim Ramizi, i cili gjatë ditës së sotme i dhuroi Kryeministrit Kurti, një maicë me fjalët ‘’Mos u shitni, mos tradhëtoni’’, tha se ajo çfarë po thotë Albin Kurti për heqjen e taksës është kamuflim.

Ramizi ka thënë se Albin Kurti ka devijuar nga kauza për të cilën ai dikur ka besuar dhe sipas tij heqja e taksës është gabim sepse reciprociteti nuk do të jetë i plotë.

‘’Reciprociteti është vetëm kamuflim, reciprocitet të plotë nuk mund të kemi, duhet të kemi të drejta të barabarta edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës, qytetarët atje nuk kanë të drejtë as për libra e lëre më diçka tjetër. Ajo çfarë po bën Kurti nuk mund të jetë diçka tjetër veçse devijim nga kauza’’, ka theksuar Naim Ramizi në T7./ Gazeta Sinjali