image Isco nuk ka ku të shkojë, asnjë skuadër nuk është e interesuar për të

Futboll

Isco nuk ka ku të shkojë, asnjë skuadër nuk është e interesuar për të

news image

Isco Alarcon ka vendosur që t’i japë fund aventurës me Real Madridin.

Ai ka bërë vetëm nëntë paraqitje deri më tani këtë edicion dhe sezon pas sezoni po e nxehën më shumë stolin.

Dëshira e tij është që të largohet, por tani për tani s’ka ku të shkojë.

Sipas Jose Luis Sanchez të ‘El Chiringuito’, ai nuk ka marrë ende asnjë ofertë dhe kjo e komplikon largimin e tij në janar, përcjell Sinjali Sportiv.

Që nga viti 2013, ai ka bërë 316 paraqitje me Realin, ka shënuar 51 gola./Sinjali Sportiv/