Isco Alarcon ka vendosur që t’i japë fund aventurës me Real Madridin.
Ai ka bërë vetëm nëntë paraqitje deri më tani këtë edicion dhe sezon pas sezoni po e nxehën më shumë stolin.
Dëshira e tij është që të largohet, por tani për tani s’ka ku të shkojë.
Sipas Jose Luis Sanchez të ‘El Chiringuito’, ai nuk ka marrë ende asnjë ofertë dhe kjo e komplikon largimin e tij në janar, përcjell Sinjali Sportiv.
Që nga viti 2013, ai ka bërë 316 paraqitje me Realin, ka shënuar 51 gola./Sinjali Sportiv/