Mesfushori spanjoll Isco ka vendosur që në fund të këtij edicioni të largohet nga skuadra e Real Madridit, ka shkruar e përditshmja “Marca” të enjten.
Mësohet se Isco këtë vendim ua ka kumtuar edhe krerëve të klubit spanjoll, të cilët janë të gatshëm ta lirojnë për një ofertë deri në 25 milionë euro.
Isco ka vendosur të largohet nga Reali për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur këtë edicion.
28-vjeçari ka 19 paraqitje dhe një asistim këtë edicion kurse ka kontratë me Real Madridin deri në vitin e ardhshëm.
Isco është pjesë e Realit prej verës së vitit 2013 kur iu bashkua nga Malaga për 30 milionë euro. /Gazeta Sinjali Sporti/