image Isa Mustafa për zgjedhjet në Podujevë: Do të korrim një fitore të madhe

Kosovë

Fushata/ Isa Mustafa për zgjedhjet në Podujevë: Do të korrim një fitore të madhe

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 15 mars ka thënë se LDK do të korrin fitore të madhe në Podujevë me kryetarin Nexhmi Rudarin.

“Nexhmiu do ta ketë përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Kuvendit të Kosovës, por edhe të gjithë qytetarëve. Jam i bindur se më 15 mars do të korrim një fitore të madhe në Podujevë. Bashkë me Nexhmiun, për të qeverisur drejt dhe mirë”, tha Mustafa. 

Mustafa gjithashtu tha se Agim Veliu po lë prapa vetës në drejtimin e Komunës një njeri të mirë dhe të përgatitur, për të qeverisur me Komunën e Podujevës.

Sot në tubimin e hapjes së fushatës ishin të pranishëm drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetarët e partisë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe ministra e deputetë të LDK-së./ Gazeta Sinjali/