Isa Mustafa ka folur para mediave për rizgjedhjen e tij si kryetar i LDK-së, për të tretën herë radhazi, si dhe për zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen shumë shpejt në Kosovë. Mustafa tha se LDK do t’i hyjë e vetme procesit zgjedhor, raporton Gazeta Sinjali.
“Kosova ka nevojë për qeverisjen e LDK-së, nesër e fillojmë një proces tjetër të hyjmë në zgjedhje për tq garuar. Është mirë që ne partitë politike të hyjmë një nga një para opinionit, pastaj faza e dytë mund të na bashkojë si programi ekonomik, i shëndetësisë, integrimeve europiane etj”, tha Mustafa, raporton Gazeta Sinjali.
Më tej ai foli për zgjedhjet e brendshme të LDK-së. Sipas tij procesi ka qenë i hapur dhe demokratik.
“Çdo njëri e ka pas mundësinë të vijë të kandidojë E kemi leju me pas edhe përplasje me karrige që s’na kanë pëlqy po ka qenë shprehje e një konkurencë”, u shpreh Mustafa. /Sinjali/