image Isa Mustafa mbledh partinë

Kosovë

Isa Mustafa mbledh partinë

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhje të kryesisë, pas zhvillimeve të fundit dhe konfirmimit aktakuzave ndaj presidentit të dorëhequr, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ai i Infrastrukturës Arban Abrashi, janë parë në zyrat e partisë në lagjen “Qafa” në Prishtinë.

Po ashtu, në selinë e partisë kanë arritur edhe Lutfi Haziri e Skënder Hyseni.

Para mbledhjes ata nuk janë deklaruar për media, derisa kanë thënë se këtë do ta bëjnë pas takimit.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Presidentit Hashim Thaçi, i cili sot dha dorëheqje nga ky post.

Në vend të Thaçit, ushtruese e detyrës së Presidentes është Vjosa Osmani, e cila tashmë ka pranuar detyrën. /Gazeta Sinjali/