image Isa Mustafa i fton PDK-në dhe VV-në për gjetjen e një kandidati të pranueshëm për president

Politikë

Isa Mustafa i fton PDK-në dhe VV-në për gjetjen e një kandidati të pranueshëm për president

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që të ulen në një tavolinë së bashku dhe të diskutojnë për zgjedhjen e një kandidati për president, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Mustafës, do të ishte mirë që në takim të marrin pjesë këto dy parti që të zgjidhet një kandidat i pranueshëm për të gjithë.

“PDK-a dhe VV-ja do të ishte mirë të marrin pjesë në takimet lidhur për president që të zgjedhim një kandidat të pranueshëm për të gjithë”, është shprehur Mustafa në T7, përcjell Gazeta Sinjali.

Po ashtu, ai bëri të ditur se gjatë formimit të koalicionit nuk kanë pasur marrëveshje për këtë çështje, si dhe njoftoi që nuk do të ketë kandidat nga partia e tij për president.

“Ne gjatë lidhjes së koalicionit nuk jemi marrë vesh për çështjen e presidentit. Kandidatë kemi mjaft në LDK që këtë punë do ta bënin me përgjegjësi të madhe. Mirëpo, ne jemi deklaruar se jemi të gatshëm të pajtohemi me një zgjidhje në mënyrë që LDK-ja ta mbante qeverisjen. Pra, nuk do të kërkojmë dy pozita, kryeministrin dhe presidentin e vendit”, shtoi Mustafa./Gazeta Sinjali/