Grupi militant Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin e së martës në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.
Së paku tre njerëz mbetën të vrarë dhe mbi 30 u plagosën, tha policia e këtij vendi.
Tre sulmues me motoçikleta hodhën veten në erë pranë Parlamentit dhe selisë së policisë së qytetit.
“Kërcënimet me bombë janë ende aktive, veçanërisht nga sulmuesit vetëvrasës”, tha zëdhënësi i policisë, Fred Enanga.
Shteti Islamik tha përmes një deklarate në kanalin e tij në Telegram, se anëtarët e tij qëndrojnë pas shpërthimeve.
Zyrtarët e Ugandës i fajësuan Forcat Demokratike Aleate (ADF), një grup ky rebel që ka shprehur besnikëri ndaj Shtetit Islamik në vitin 2019, raporton REL.
ADF-ja fillimisht është formuar në Ugandë, por tani e ka qendrën në Republikën Demokratike të Kongos./GazetaSinjali/