Kombëtarja e Portugalisë ishte mysafire e Irlandës në kryendeshjen e mbrëmjes në eliminatoret për Kupën e Botës, transmeton Sinjali Sport.
Kjo ndeshje interesante u mbyll ashtu siç ia nisi pa fitues dhe pa gola 0-0.
Iberikët dominuan, por mbrojtja e fortë e britanikëve nuk i lejoj të zhbllokojnë rezultatin.
Portugalia kryeson në grupin A me 17 pikë barabartë me Serbinë, ndërsa Irlanda është e katërta me gjashtë pikë të grumbulluara.
Portugezët janë në ‘luftë’ të ashpër me Serbinë për të siguruar pozitën e parë në grup, andaj në këtë takim synojnë pikët maksimale. /Gazeta Sinjali Sporti/